Receta

Mëngjes – Tost me Avokado & Vezë në Vaj Kokosi
Koha: 10 minuta | Porcione: 1
Ideale për: mëngjes të shëndetshëm, keto friendly
Përbërësit:
1 fetë bukë integrale
1 lugë çaji vaj kokosi Ceres
½ avokado e pjekur
1 vezë
Kripë & piper sipas shijes
Limon (opsional)
Përgatitja:
Skuq bukën në tigan me vaj kokosi derisa të marrë ngjyrë të artë.
Në të njëjtin tigan, shto edhe pak vaj kokosi dhe fërgo vezën sipas dëshirës.
Shpërndaj avokadon e shtypur mbi tost, vendos vezën sipër dhe spërkat me pak kripë, piper e disa pika limoni.

Pjatë Kryesore – Kerri me Pulë dhe Vaj Kokosi
Koha: 30 minuta | Porcione: 3–4
Ideale për: drekë ose darkë e ngrohtë dhe aromatike
Përbërësit:
2 lugë gjelle vaj kokosi Ceres
500 g gjoks pule, prerë në copa
1 qepë e vogël
2 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle pluhur kerri
200 ml qumësht kokosi
½ filxhan ujë ose supë pule
Kripë, piper, limon, koriandër sipas dëshirës
Përgatitja:
Ngroh vajin e kokosit në tigan. Shto qepën dhe hudhrën derisa të zbuten.
Shto pulën dhe fërgo derisa të marrë ngjyrë.
Hidh pluhurin e kerrit dhe përziej mirë.
Shto qumështin e kokosit dhe ujin, lëre të ziejë ngadalë për 15 minuta.
Rregullo shijen me kripë, piper dhe disa pika limoni.

Snack – Granola me Vaj Kokosi dhe Mjaltë
Koha: 25 minuta | Porcione: 4-5
Ideale për: një snack i lehtë ose për shtim në kos/fruta
Përbërësit:
2 gota tërshërë
¼ gotë vaj kokosi Ceres, i shkrirë
¼ gotë mjaltë
½ gotë bajame ose arra
¼ gotë kokosi i tharë
½ lugë çaji kanellë
Një majë kripë
Përgatitja:
Në një tas përziej të gjithë përbërësit derisa të mbulohen mirë me vaj e mjaltë.
Shtriji në një tepsi me letër furre dhe vendose në 160°C për 20 minuta, duke e përzier në mes.

Ëmbëlsirë – Biskota me Çokollatë & Vaj Kokosi
Koha: 20 minuta | Porcione: 10–12 biskota
Ideale për: diçka të shpejtë, pa gjalpë dhe pa qumësht
Përbërësit:
½ gotë vaj kokosi Ceres, i shkrirë
½ gotë sheqer kaf
1 vezë
1 lugë çaji vanilje
1½ gotë miell
½ lugë çaji sodë buke
¼ lugë çaji kripë
½ gotë copa çokollate të zezë
Përgatitja:
Përziej vajin e kokosit me sheqerin derisa të krijohet krem.
Shto vezën dhe vaniljen.
Përziej miellin, sodën dhe kripën veçmas, pastaj shto tek masa.
Shto copat e çokollatës dhe përziej butësisht.
Vendos ne furrë për 10–12 minuta në 175°C.
